Sot rreth orës 15:40 është gjetur trupi i pajetë i një gruaje në lumin Drin në fshatin Krajk të Prizrenit.
Lajmin për Klankosova e ka konfirmuar zyrtari për Informim i Policisë, Vesel Gashi.
“Rreth orës 15:40, policia ka marrë informatë se në lumin Drin në fshatin Krajk, dyshohet se është gjetur një trup i pajetë. Patrulla policore ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes edhe ka konstatuar se në lum është gjetur një trup njeriu, dyshohet që të jetë femër, kufomë”.
Tutje, në njoftimin e Veselit bëhet e ditur se kufoma është gjetur nga peshkatarët që kanë qenë aty duke peshkuar.
“Momentalisht të gjitha njësitë policore janë në vendin e ngjarjes. Për momentin nuk është bërë identifikimi i kufomës ende”, ka shtuar ai.