1,500 metra është kolona e veturave për të hyrë në Kosovë në pikëkalimin tek Dheu i Bardhë.
Qytetarët janë duke pritur aktualisht deri në dy orë e gjysmë për të kaluar përmes kësaj pike.
Në Merdarë pritjet janë një orë e 20 minuta, derisa në Mutivodë dhe Muçibabë nga gjysmë ore.
Në pikëkalimet tjera kufitare pritja për të hyrë është 3-5 minuta, gjithashtu edhe për të dalë, përveç Dheut të Bardhë që është 10 minuta.