Ka kaluar plot një javë kur janë publikuar përgjimet e shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza KusarI Lilës bashkë me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.
Pavarësisht, reagimeve të shumta nga opozita dhe analistë, ende nuk është marrë ndonjë vendim nga Qeveria për Kusari-Lilën, shkak i debatit të saj me Simiq lidhur me veteranët e UÇK-së, ku përmenden edhe zyrtarë të AAK-së, shkruan Gazeta Papirus.
Ndërkohë, redaksia ka pyetur gazetarin Milaim Zeka, cila mund të jetë arsyeja e mos reagimit të Qeverisë pas publikimit të përgjimeve. Ai tha se kjo Qeveri është kulmi i të gjitha zhgënjimeve paraprake, teksa deklarojë se populli është fajtor për lejimin e kësaj Qeveria udhëheqjen e shtetit.
“Kjo qeveri është kulmi i të gjitha zhgënjimeve paraprake, ama qytetari shqiptarë i ka dy preukopime: një me mbushe barkun me bukë, dhe e dyta, me ikë prej Kosovës”, tha ai.
Tutje shtoi se: “Asnjë veprim Kusari nuk e ka ba pa konsultë dhe aprovim paraprak me Kurtin. Shkarkimi i saj nënkupton ramje të qeverisë. Të gjithë po e mbrojnë, sikurse Martin Berishën”.
/Gazeta Papirus/