Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi në facebook tha se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, 13 vjet më parë, është ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë të shtetformimit dhe shtetndërtimit të Kosovës.
“13 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, legjitimoi përpjekjet tona historike, të drejtën tonë për shtet. Vendimi i GJND-së është ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë të shtetformimit dhe shtetndërtimit” shkruan Haradinaj.
Haradinaj tutje thekson se rreshtimi kah vlerat perëndimore dhe orientimi ynë euro-atlantik duhet të jetë synimi ynë i pakompromis.
Postimi i plotë:
13 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, legjitimoi përpjekjet tona historike, të drejtën tonë për shtet. Vendimi i GJND-së është ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë të shtetformimit dhe shtetndërtimit.
Rreshtimi kah vlerat perëndimore dhe orientimi ynë euro-atlantik duhet të jetë synimi ynë i pakompromis. Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-në, është rruga e vetme për realizimin e synimeve tona si shtet.