Shuhet në liqen familja, nxirret edhe trupi i personit të katërt.
Është gjetur dhe është nxjerrë nga polumbarët e RENEA-s edhe personi i katërt i mbytur pasditen e sotme në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës.
Pas trupit të babait Arben Zogu, 46 vjeç, dhe më pas trupave të dy djemve të tij Ruben dhe Esti Zogu, i fundit që nxjerrë është trupi i nipit të 46-vjeçarit, Melsi Zogu vetëm 20 vjeç.
Policia, zjarrfikësit dhe polumbarët e RENEA-s kanë shkuar në vendin e ngjarjes menjëherë pasi kanë marrë një telefonatë se 4 shtetasit dyshohet se janë mbytur në Liqen.