Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në fshatin Panorc të Malishevës, me ç’rast ka mbetur i vdekur një 22-vjeçar.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia për rajonin e Gjakovës, shkruan Gazeta Papirus.
“Rreth orës 12:30 është raportuar aksident trafiku në fshatin Panorc – Gjakovë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar.
Për pasojë ngasësi (mashkull i lindur në vitin 2001) ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Malishevë”, thuhet në njoftim.
/Gazeta Papirus./