Ambasada e Kosovës në Gjermani, ka emëruar Blerta Ademi-Beqirin sekretare të parë.
Në njoftimin e ambasadës thuhet se Blerta Ademi-Beqiri është pjesë e MPJD-së tash e 14 vite, e cila ka shërbyer edhe në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kanadë.
“Ekipit tonë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, iu bashkua edhe një diplomate znj. Blerta Ademi Beqiri, Sekretare e Parë. Blerta është pjesë e MPJD-së tash e 14 vite, e cila ka shërbyer edhe në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kanadë. Të priftë e mbara Blerta “, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Gjermani.