Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku ka akuzuar deputetët opoziatar, se po i dërgojnë ligjet në Gjykatën Kushtetuese.
“Nuk po i zë dera e Gjykatës Kushtetuese deputetët opozitarë. Tash, edhe komplet seancat po përfundojnë atje.”, ka shkruar Kollçaku.
Sipas saj, do të ishte mirë që të bashkohet Kuvendi me Gjykatën Kushtetuese në një ndërtesë.
“Do të ishte mirë të bashkohet Kuvendi me këtë Gjykatë në një ndërtesë të përbashkët. Kështu së paku, nuk do dukej se e kanë ngatërruar vendin e punës”, ka shkruar Kollçaku.