Një i ri është goditur për vdekje mbrëmë në Viti. Viktima është B.Gjymshiti nga fshati Lubishtë e Vitisë, raporton Gazeta Papirus.
Pas plagosjes më thikë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Viti, e më pas është transferuar në Gjilan, si pasojë e plagëve që kishte pësuar.
I riu që u godit me mjet të mprehtë nuk arriti t’iu bëjë ballë lëndimeve dhe fatkeqësisht ndërroi jetë. Trupi i të riut është dërguar për obduksion./Gazeta Papirus/