Pikat që aktualisht përjetojnë vëllime më të larta trafiku përfshijnë “Dheun e Bardhë”, ku koha e pritjes për hyrje është raportuar të jetë rreth 80-90 minuta dhe për dalje afërsisht 3-5 minuta, me një kolonë prej 500 metrash.
Lokacione të tjera, si “Hani i Elezit”, kanë raportuar kohë më të gjata pritjeje për hyrje dhe dalje, duke filluar nga 5-10 minuta
Lidhur me këtë thuhet se autoritetet janë duke i monitoruar nga afër këto pika për të menaxhuar fluksin e mërgimtarëve që kthehen në Kosovë dhe për të siguruar një proces të qetë dhe të sigurt.