Tashmë gjithçka është zyrtare. Andre Onana është “gardiani” më i ri i portës së Manchester United, me këta të fundit, që pas shumë “vuajtjesh” siguruan shërbimet e “shtatlartit” kamerunas.
Transferimi është bërë me dije nga vetë klubi anglez, të cilët “derdhën” në arkat “zikaltër” plot 52.5 milionë euro bazë, si dhe 5 milionë të tjera bonus, që do t’i paguajnë në një moment të dytë.
Përsa i përket kontratës personale, “shtatlarti” i portës do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me “djajtë”, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit, ndërsa paga e lojtarit ende nuk është zbuluar nga klubi.