Deputetja e PDKsë-, Blerta Deliu- Kodra, në Frontal ka thënë se në ditën e rrahjes në Kuvend, ajo është shtyrë nga deputeti i VV-së, Halil Thaçi.
“Nuk kom mbërri me pa, por më pas e kam parë nga pamjet e mediave. Nuk e kom dit njëherë se prej kujt ka ardhë”, tha ajo.
Deliu u ankua në deputetin Thaçi se ai e ka sharë atë.
“Problemi është gjuha me të cilën komunikon Thaci jo vetëm ndaj meje, por edhe ndaj deputeteve tjera. Sharje më brutale ndaj meje. Një burrë që përmes muskujve provon me cu dorën ndaj një gruaje në kuvend dhe përpjekjet që i kemi bërë unë dhe koleget e mia, jemi mundu me i tërhjek kolegët”, deklaroi ajo.
Ajo thotë se nuk e ka kuptuar se ku ishte problemi i deputetit Thaçi.
“Nuk e kam dëgjuar një deputet me fol me atë gjuhë të shëmtuar që nuk i ka hije, e kanë dëgju të gjithë”, u shpreh ajo.
Deliu tha se Thaçi ka tentuar që ta godasë atë.
“Mirë që e kisha një pjesë të kolegëve afër, sepse ai provoi me më ra”, tha ajo