Bashkësia Islame në Komunën e Vitisë ka dhënë një deklaratë shqetësuese. Në një prononcim për televizionin lokal “Plus TV”, Husamedin Hoxha, përfaqësuesi i këshillit të Bashkësisë Islame të Vitisë, ka theksuar se dy xhami në këtë komunë nuk janë nën ombrelëln e BIK-ut.
Sipas tij, Xhamia në Gjylekar dhe në Ramnishtë nuk janë nën juridiksionin e BIK-ut. Hoxha ka treguar se i ka njoftuar edhe autoritetet lokale për këtë punë, duke kërkuar veprimin e shtetit.
“Ju e dini se janë dy xhamia në komunën e Vitisë që jashtë kontrollit të Bashkësisë Islame të Vitisë, vizitat e disa njerëzve dhe ardhja e njerëzve të pa njohur në ato objekte për mua është tepër shqetësues, po vizitohet pikërishtë ato dyja që nuk janë nënkontrollen tonë, njerëzitë që vijnë aty janë të panjohur jo nga komuna jonë, kjo është shqetësuese. Ne si BIK kemi njoftuar të gjitha autoritetet shtetërore dhe kemi adresu edhe këtu disa herë këtë problem. Këtu duhet veprim të shtetit. Na kemi informuar çdo institucion që merret me çështje të sigurisë se këto dy vende publike janë ilegale na si institucion nuk kemi forcë ma shumë. Unë po ju njoftojë se ato dy xhamia ne nuk i menaxhojmë, imamët janë ilegal ne nuk e paguajmë, kemi hapur konkurs për imam por askush është interesuar sepse ka kërcënime.” – deklaroi ai