Opozita po vazhdon të kërcënojë Qeverinë me rrëzimin e saj, megjithatë ende nuk ka marrë ndonjë hap konkret sa i përket kësaj. Megjithatë, AAK, LDK dhe PDK, nuk po i ndalin deklaratat e tyre se kjo Qeveri nuk e ka gjatë qëndrimin në pushtet.
Por si e shohin analistët këtë veprim të partive opozitare, shkruan Gazeta Papirus.
Redaksia ka kontaktuar me analistin, Gazmir Rraci i cili u shpreh se nuk është koha për zgjedhje pavarësisht veprimeve të partive opozitare.
Kjo për arsye se sipas tij “duhet ecur tutje me zbatimin e planit Franko-Gjerman“.
“Nuk është koha për zgjedhje sepse i gjithë komuniteti ndërkombëtarë është i angazhuar për zbatimin e plotë të Planit Franko-Gjerman dhe ecjen tutje për integrimin e 6 shteteve të Ballkanit perëndimorë në BE. Kosova e ka rrugën e anëtarësimit edhe në NATO kështu që zgjedhjet tani nuk janë zgjidhje. Do duhej të kishim minimumin e koncensusit nacional në Kosovë që dialogun me Serbinë ta përfundojnë sa më shpejt“, tha Rraci.
/Gazeta Papirus/