Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura është takuar sot me kryebashkiakun e Vukovarit, me ç’rast është bërë binjakëzimi i dy komunave.
Nura, në faqen e tij zyrtare në Facebook ka postuar disa fotografi nga takimi, teksa shtoi se të dyja qytetet kanë vlera të përbashkëta, shkruan Gazeta Papirus.
Postimi i plotë:
CEREMONIA E BINJAKËZIMIT✍️ Me mikun Ivan Penava, kryebashkiak i Vukovarit, me të cilin po hapim një etapë të re bashkëpunimi në fusha të shumta, nëpërmjet binjakëzimit të Skenderajt dhe Vukovarit, që ndajnë vlera të përbashkëta me veçantinë e pikënisjes së luftës për lirinë e dy popujve, në dy qytetet tona.
?? ? ??
/Gazeta Papirus/