Rastet kur personat në vendin tonë gjenden pa shenja jete nga Policia e Kosovës nuk janë edhe të pakta, ditën e djeshme janë gjetur dy viktima në lokacione të ndryshme.
Siç bën të ditur, Policia dje rreth orës 00:20 në rrugën “Adem Jashari” në Obiliq, është njoftuar nga dikush se viktima nuk i është përgjigur në telefon dhe Policia menjëherë ka marrë masa duke dalur në vendin e ngjarjes, shkruan Gazeta Papirus.
Bashkë me njësinë e zjarrfikësve, kanë hapur me forcë derën e banesës së viktimës me ç’rast i njëjti është gjetur pa shenja jete në shtratin e tij, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku ligjor.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, viktima është dërguar në IML për Obduksion.
Ndërsa, një rast tjetër ka ndodhur në rrugën “Enver Olluri” në Matiqan dje rreth orës 18:30, ku viktima është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës, dhe me vendim të Prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
/Gazeta Papirus/