Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se janë 30 mijë llogari të rrejshme në Facebook dhe Twitter të sponsorizuara nga pushteti.
Abdixhiku i ftuar në Klan Kosova është shprehur se i kanë identifikuar, por që ende janë të dyshimta, dhe sipas tij për këto janë duke hulumtuar dhe më pas do t’i ekspozojnë.
“Jo një shoqëri siç jemi bërë tani, e cila është pre, viktimë e propagandave të sponsorizuar nga pushteti, me llogari fake nëpër Facebook e Twitter, mbi 30 mijë sosh janë identifikuar dhe do të ekspozojmë shumë shpejt, 30 mijë llogari fake janë në Facebook dhe Twitter që sponsorizohen po dyshojmë do t’i ekspozojmë, o hulumtojmë që janë të ndërlidhura me gjuhën e pushtetit. Tani kush i bënë ato nuk e dimë, a janë të jashtë a të brendshme, nuk e di, por janë në shpërbim të Lëvizjes Vetëvendosje.” – ka thënë Abdixhiku.