Dy burra kanë vdekur në Zagreb të Kroacisë si pasojë e një stuhie të madhe që e ka kapluar sot vendin.
Sipas autoriteteve kroate, të dy personat në fjalën vdiqën për shkak të drunjve që u ranë.
Njëri prej viktimave është një 50-vjeçar, i cili derisa ishte duke ecur në rrugën “Sveti Mateja” i ra një pemë, ndërkaq rasti tjetër është një shofer 48-vjeçar që vdiq në rrugën “Slavonska”.
Gjithashtu, gjatë stuhisë ka rënë edhe një vinç ndërtimor në Zagreb, si pasojë e të cilit është lënduar rëndë një 36-vjeçar. Hetimet për rastet në fjalë janë duke vazhduar.
Qendra Operative e Komunikimit Policor e Drejtorisë së Policisë së Zagrebit ka marrë mbi 100 raportime për rënie të pemëve dhe dëme të shkaktuara nga stuhia, shkruan Jutarnji