Një rrahje ka ndodhur dje në rrugën “Ibrahim Lutfiu”, pranë Gjimnazit “Sami Frashëri”.
Indeksonline raportoi se nga kjo rrahje u lëdnuan tre persona, teksa detaje lihdur me rastin ndau edhe policia.
“Sot rreth orës 20:00, policia ka marrë informatën për një përleshje fizike në rrugën ”Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se gjatë përleshjes, janë lënduar tre persona, njëri prej tyre është shoqëruar në stacion policor” tha për Indeksonline zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti shtoi se në vend të ngjarjes është gjetur edhe një armë zjarri, për të cilën po kryhen procedurat e sekuestrimit.
Ndërkohë, Indeksonline sjell pamje të reja nga momenti i përleshjes mes të dyshuarve.