Rastet kur personat grabisin marketet e ndryshmë gjatë orarit të pasdites në vendin tonë nuk janë edhe të rralla. Një rast i tillë, ka ndodhur dje rreth orës 03:29 në fshatin Llapnasellë në Graçanicë.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës, tre persona e kanë sulmuar marketin, me ç’rast kanë arritur edhe t’i shkaktojnë dëm financiar, shkruan Gazeta Papirus.
Tre të dyshuarit kanë arritur të grabisin cigare në vlerë prej 6000 mijë euro, dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Punëtorja e tmerruar nga frika ka lajmëruar Policinë, megjithatë të dyshuarit nuk janë kapur ende nga organet kompetente.
Rasti është nën hetime.
/Gazeta Papirus/