Ka ndërruar jetë Shkurta Gashi, 16 vjeçarja nga Peja e cila u aksidentua me 11 korrik të këtij viti në fshatin Turjakë të Pejës, raporton Gazeta Papirus.
E mitura ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por ajo nuk arriti që t’i përballojë plagët e marra dhe ndërroi jetë mbrëmjen e shkuar.
Sipas informacioneve, e ndjera tashmë atë ditë ishte duke vozitur një traktor.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Gazeta Papirus/