Sot 25 vite më parë te vendi “Rrasa e Zogut” në Padeshë ranë në prit Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ku humbën jetën tre deshmorë të vrarë nga forcat serbe. Në 25 vjetorin e rënies së Bashkim Kerollit, Adem Ademit dhe Ramadan Fazliut, bashkëluftetarët i kujtuan me nderim dhe respekt.
Ish-ushtari i UÇK-së, Isuf Hoti edhe sot si 25 vjet më parë e përshkruan me dhembje ngjarjen e rënies së tre dëshmorëvë të rënë për liri, shkruan Gazeta Papirus.
“Këtu si 25 vite më parë 17.7.98 në ora 02:05 minuta duke kapërcyer kufirin shqiptaro-shqiptar te “Rrasa e Zogut” jemi ra në pritë. Atë ditë ka qenë ditë e vështirë se këtij grupi i ka prirë Bekim Berisha ose (Abeja) dhe Bedri Shala. Ky grup i ka pas 1300 veta, kanë qenë të armatosur të gjithë, 75 kalë kanë qenë të ngarkuar me armatim. Kur kemi ardh në kufi jemi ra në pritë, pritat kanë qenë të nxonë dhe çka kena qenë me kalë jemi ndalë para se të hymë në kufi, disa kanë ec me kalë në këtë rrugë siç është edhe dëshmori Bashkim Kerolli, Adem Ademi dhe Ramadan Fazliu dhe shumë tjerë që nuk dihen ende eshtrat e tyre.
Në atë anën tjetër te “Rrasa e Zogut”, jena ra na që kemi qenë më armatim shumë të fortë, 1300 vetë që kemi ec atë ditë që jena hi për Kosovë për me e armatos më shumë Kosovën me armatim, me u zgjeru grupi dhe me e armatos më shumë popullatën për me i dalë armikut përballë.
Këtu kemi pas pasoja të rënda që sot e atë ditë ështrat e dëshmorëve ketu ende nuk janë gjetur, na prej vitit 1999 na vim këtu dhe sjellim lule për respekte se kjo datë është e veçantë për grupin tonë “Shqiponjat e arta” e cila e simbolizon këtë datë me emrin “Shqiponjat e arta Abeja 17.07.1998”.
Prej grupit më të madh që e ka shpërthy kufirin të asaj kohe ka qenë grupi jonë “Shqiponjat e Arta”. Na ia kena lon “Shqiponjat e Arta” për shkak të kontributit të Abejës dhe Bedri Shalës dhe për shkak të respektit të tyre dhe këtyre dëshmorëve ia kemi lënë këtë emër.
Unë këtë datë deri të vdes nuk e harrojë 17 korrikun te muajit shtatë të vitit 98 në ora 02:00 të natës. Kjo datë është shumë e veçantë për atë edhe e kam marrë iniciativën prej 99-tës për me e ngrit grupin tonë se grupi më i madhi që ka qenë është grupi qe e quajmë ne tash “Shqiponjat e arta”. Grupi më i madhi që ka qenë është grupi “Shqiponjat e Arta”, ky grup i asaj kohe ka shpërthy një kufi qe ka dëgju krejt bota që po shpërthehet kufiri dhe po bashkohen trojet shqiptare. Ky grup ka qenë symbol bashkë me Bedri Shalën dhe Bekim Berishën (Abenë) dhe shumë bashkëluftetarët tjerë.
Kjo është një ditë krenarie, por edhe një ditë hidhërimi sepse tash bashkëluftetarët e mijë kur e di se nuk i kam është pak e dhimbshme por është edhe një ditë krenarie sepse fal gjakut të tyre ne sot po e gëzojmë lirinë, po veshim uniformën”, tha Hoti.
Vendin se ku ranë në prit veterani i luftës, Lavdim Gjinovci e rrëfen ekskluzvisht edhe sot në detaje se si ka ndodhur.
“Me datë 17. 07.1998 jemi ra në pritë disa persona këtu në këtë vend, unë nuk kam mujt me u tërheq me shku në Kosovë se nuk e kam ditë rrugën se e kisha pas më lehtë. Edhe kam vendos me u kthy këtu te ujëvara e kam gjet Enver Hoxhën të plagum dikund prej 40 45 minahedhësa në trup i ka pas unë e kisha një pancirë antigranatë. Unë tu e llogarit se as plumbi nuk ia lënë atij, qaq sa e lloagritsha që jam I fortë I kom kap pas dy armë e kom tërheq prej këtu deri diku ka ora 20:00 e mbrëmjes kam nmbrri në Tropoje veç unë edhe Enver Hoxha kemi mungu prej grupit të afërt e kom qu në “Bajram Curr”, kish pas shumë shokë tjerë të plagum do foto i kom shkep i kom qu ne grup se si kam njoft njerëzit.
Në mes të rrugës e kam gjet edhe Milaim Beqirin e Hasit, ai është në Gjermani. Edhe ai ka qenë i plagosur në këmbëm e djathtë, atij ia kom maru një dru se nuk kam pas mundësi me i kap të dytë dhe me i qit në shpinë. Enveri ska mujt as me ec edhe mu ka lut lem, tu ardh rrugës janë hedh minahedhësa e kam mbulu Enver Hoxhën me trup tem, kur jam shku në Tropojë e kam pa që jam i plagosur, një mjek i Shqipërisë më ka dhënë ndihmën e parë. Pas 10 ose 7 ditë jemi kthy me armatim të ngarkuar në kualë.
I kena armatos së paku 50 fshatra me qato armë. Grup ma të madh se qeky nuk i ka ra kufirit, thuhet se kanë qenë 1300 ose më shumë se 1300 luftëtar serb ka pas të vrarë por edhe ka ana jonë ka pas dëshmorë, disa luftetarë janë plagosur më shumë disa më lehtë. Lavdi këtyre dëshmorëve, na në këtë grup jemi vëllezër ashtu e konsiderojmë njëri-tjetrin”, tha Gjinovci.
/Gazeta Papirus/