Policia Rajonale në Ferizaj ka njoftuar se të dielën ka ndodhur një ‘vjedhje e rëndë’ në Ferizaj. Shtëpia e një biznesmeni ka qenë cak i hajvan ndaj të cilit raportohet se i kanë vjedhur rreth 85 mijë euro para të gatshme.
Sipas njoftimit të policisë, një person ende i pa identifikuar, me forcë, ka hyrë brenda shtëpisë së të dëmtuarit dhe ka vjedhur një kasafortë me para, disa dokumente dhe stoli ari.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se personi/a të panjohur me përdorim force kishin depërtuar brenda në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një kasafortë me para, disa dokumente si dhe stoli ari. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori“, njofton policia.