Faruk Mujka nga Lëvizja Vetëvendosje ishte nga të arrestuar nën dyshimet për korrupsion.
Më pas ai u lirua nga paraburgimi.
Ai thotë se po sulmohet për t’u “baltosur sukseset e kryeministrit Kurti“.
Sipas tij, akuzat ndaj tij janë politike, duke i hedhur poshtë.
”Shfrytëzoj rastin që nga thellësia e zemrës të ju falënderoj të gjithë juve që më mbështetët këto ditë, patët besim në mua, punën e aktivitetin tim politik e shoqërorë dhe që ishit afër familjes time në momentet e vështira që përjetuan pa fajin e tyre. Asnjëherë prej që jam pjesë e aktiviteteve politike nuk i kam ikur përgjegjësisë e drejtësisë dhe kjo do të vazhdoj derisa të frymoj”, ka shkruar ndër tjerash ai.
”Por gjithsesi asnjëherë nuk do të pranoj të jem pre e politikave ditore e partiake dhe që unë të shfrytëzohem për t’u sulmuar e baltosur puna dhe sukseset e Qeverisë në përgjithësi dhe posaqërisht Kryeministrit në veçanti”, ka shkruar Mujka në Facebook.
”Rruga që kemi marrur është e gjatë, tepër e vështirë me shumë sfida u kurthe, por fatmirësisht është evidente se po shihet caku. Shumë vetë do të ndihen të turpëruar por mbi të gjitha edhe të çliruar nga puna e lodhshme e shërbyesit të djallit”, përfundoi postimi i tij.