Ehat Miftaraj, drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), ka treguar për një ftesë që vite më parë e kishte marrë nga “Symi Sympozium”, ngjarje që çdo vit mbahet në Greqi.
Atje edhe këtë vit po merr pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke refuzuar kështu pjesëmarrjen në takimin e Tiranës për Procesin e Berlinit.
E për rëndësinë e ngjarjes ku po merr pjesë Kurti, Miftaraj ka treguar që vite më parë e kishte marrë një ftesë të tillë.
Por atë kohë ishte hulumtues në IKD dhe përgjigja e institutit ndaj tij ishte që “nuk është organizim i rëndësishëm”, duke iu referuar edhe ideve që përfaqëson.
Rrjedhimisht, Miftaraj thotë se e kishin dërguar në një ngjarje më të rëndësishme – një konferencë në Tiranë.
Postimi i Miftarajt në Facebook:
Symi Sympozium ma paten dergu nje here nje “ftese” para disa viteve, sa isha hulumtues ne IKD. Nje here mendova se eshte email SPAM. Pasi e verifikova thash hajt te shkoj ne Greqi nje jave, dielli i mire, koha e mire dhe kerkova leje nga menaxhmenti ne IKD, dhe pergjigja ishte:
“Shume me i dobishem je ne IKD me punu nje jave ne ndonje hulumtim lidhur me luftimin e korrupsionit se sa me humb kohen ne nje simpozium me ide majtiste ku mund te iluminohesh me ndonje propozim per themelimin e naj fondi sovran ne kundershtim me parimet e Kushtetutes”.
Si perfundim me derguan ne Tirane ne nje konference tjeter me te rendesishme.