Eksperti i Sigurisë, Bedri Elezi pretendon se Dejona Mihali nuk i ka dhënë leje kryeministrit Albin Kurti për të shkuar në takimin e thirrur nga Edi Rama në Tiranë me liderët e rajonit.
Përmes një statusi në Facebook, Elezi ka folur edhe për prejardhjen e njeriut më të ‘fuqishëm’ të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali.
Sipas tij, Mihaili ka prejardhje nga Shqipëria, më saktësisht nga një fashat afër Gjirokastrës e që lidhet me Greqinë.
“Babait të dhe gjyshërit e Dejonës në dokumentet zyrtare ju shkruan kombësia Greke, ndërsa Dejonës dhe nënës së sajë i shkruan kombësia Shqiptare”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Shefja e VV, njëherësh anëtarja e komunitetit Grekë në Shqipri Dejona Milhali e bija e Aleksandër Mihali dhe Lindita Kaimi e lindur në Tiranë në vitin 1980, por me prejardhje nga nje fshat kufitar me Greqinë, përkatësisht fshat në bashkinë e Dropullit të Gjirokastërës, nuk i dha leje kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti të merr pjesë në takimin me linderët e rajonit në Tiranë.
Dejona e bija e Aleksandër Milali, cili është i biri i Leonidha dhe Figalia Mihali është njeriu më I fuqishëm në VV. Babai Leonidha apo gjyshi i Dejonës vjen nga fshati Koshovicë në bashkinë e Dropull të Gjirokastrës dhe nëna e Aleksandër Milali, Figalia vjen poashtu nga një fshat kufitar me Greqinë, fshati Lugarë gjithashtu në bashkinë e Dropullit në Gjirokastër.
Babait të dhe gjyshërit e Dejonës në dokumentet zyrtare ju shkruan kombësia Greke, ndërsa Dejonës dhe nënes së sajë i shkruan kombësia Shqiptare.
Kryeministri Albin Kurti nuk mori pjesë në takim me linderët e rajonit, por vendosi të merr pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që mbahet në Greqi, dhe poashtu të mbetet në shoqrim të Lika Mihali e cila jeton dhe vepron gjithashtu në Greqi. Në këtë simpozium po merr pjesë edhe anëtarja e parlametitit të sërbisë Daniela Vujiciq.
Simpoziumi Ndërkombëtar SYMI është themeluar nga ish-Kryeministri i Greqisë, George Papandreou dhe organizohet çdo vit.
Ky edicion i sivjetëm titullohet “Cila botë në vitin 2030? Trajtimi i Sindromës Icarus” (Ëhich Ëorld in 2030? Addressing the Icarus Syndrome).
Vlenë të theksohet se kjo është hera e gjashtë që kryeministri Kurti është pjesëmarrës në këtë organizim