Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, e ka pritur sot në takim në ambasadën amerikane, kreun e eksportuesit më të madh të produkteve kosovare në Amerikë, Shkëlqim Devollin nga ”Devolli Corporation”.
Hovenier shkruan se patën një diskutim të mirë për një sërë temash, përfshirë edhe situatën në Klan Kosova.
Ai nga ky takim dha edhe një mesazh siç edhe më parë, se shtypi i lirë dhe i pavarur është një shtyllë jetike e demokracisë.
”Është mirë të takosh Shkëlqimin nga Devolli Corporation, një nga eksportuesit më të mëdhenj të produkteve kosovare në SHBA. Ne patëm një bisedë të mirë për një sërë temash – përfshirë situatën në Klan Kosova. Siç e kam thënë më parë, shtypi i lirë dhe i pavarur është një shtyllë jetike e demokracisë”.