Në një autosallon në Vushtrri janë djegur disa vetura, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Por, ende nuk dihet nëse zjarrin veturave ua vuri dikush.
Policia është angazhuar dhe po e heton rastin.
Kështu tha për Klankosova.tv Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.
“Rasti është inicuar si “zjarrvënie”. Janë dëmtuar disa vetura. Janë duke u zhvilluar hetimet lidhur me rastin, për të identifikuar shkaqet e zjarrit, apo nëse eventualisht ka persona të përfshirë”, tha ai