Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se arsenalit të ushtrisë i janë shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët janë blerë nga Turqia.
Kurti në njoftimin e tij në Facebook tha se “në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë”.
“Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve”, shtoi ai.