Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Mitrovicë të Veriut, dy shok-bomba janë hedhur në oborrin e një gruaje.
Nga ngjarja, nuk ka lëndime apo dëme materiale.
Njoftimi i Policisë:
Viktima femër kosovare ka raportuar gjatë natës në oborrin e shtëpisë së saj janë dëgjuar dy shpërthime. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas vendshiqimit vërehet se në oborrin e viktimës nga person/a, dyshohet se janë gjuajtur dy mjete shpërthyese (shok bomba) ku si pasoj nuk ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësua rasatin dhe vazhdon të hetohet.