Mbrëmjen e 30 qershorit u zhvillua eventi “Miss Kosova 2023”, ku Erza Cikaqi nga Prizreni u kurorëzua si më e bukura dhe fitoi titullin “Miss Kosova 2023”.
Evenimenti u organizua nga producenti Sherif Pacolli, i cili rezultoi i suksesshëm si vazhdimësi e evente paraprake të bukurisë në vendin tonë.
Përveç titullit kryesor, gjatë aktivitetit u ndanë edhe çmime të tjera prestigjioze.
Titullin “Miss Globe” e ka gituar Simonda Pakoli, “Miss Grande Kosova” Ela Sherifi dhe “Miss Ilyria” është fituar nga Diana Duhani.
“Miss Globe”, Simonda Pakoli
“Miss Grande Kosova”, Ela Sherifi
“Miss Ilyria”, Diana Duhani
Këto fituese do të përfaqësojnë Kosovën në eventet ndërkombëtare të bukurisë, duke shërbyer si ambasadorë të bukurisë nga vendi i jonë në botë.
Duke parë përpara, producenti Sherif Pacolli la të kuptohet për më shumë evente bukurie që do të vijnë në vendin tonë, duke premtuar një linjë emocionuese mundësish për modelet aspirante dhe duke shfaqur bukurinë dhe talentin që Kosova ka për të ofruar në skenën globale.