GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Emrat e pesë ministrave Kurti që po raportohet se po hetohen për korrupsion

15/07/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Kryeminstri Kurti: Dikur niveli qendror i bënte opozitë atij lokal, tash është anasjelltas
Share on FacebookShare on Twitter

Task Forca Anti-korrupsion në Policinë e Kosovës po zhvillon hetime për disa ministra dhe një zëvendësministër të qeverisë Kurti, raporton Betimi për Drejtësi. Ministri i Financave, Hekuran Murati, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Ministrja e Ekonomisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku dhe Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu janë në mesin e ministrave nën hetime sipas raportimeve të mediumit.

Hetimet mbi Ministri Murati lidhen me akuzat se ai ndaloi në mënyrë të kundërligjshme pagat e mësimdhënësve gjatë grevës së tyre. Task Forca po heton këtë rast si kallëzim penal. Ministri Murati është ftuar për të qenë i intervistuar si i dyshuar, por ai ka refuzuar dhe ka kërkuar të intervistohet në zyrat e tij, kërkesë që i është refuzuar.

Arrestimi i Mujkës / Konfirmohet arrestimi i Faruk Mujkës së VV-së, sekuestrohen 60 mijë euro gjatë bastisjes

Ministrja Gërvalla, në bashkëpunim me zëvendësministren Liza Gashi, dyshohet se kanë dhënë plotë 1 milion e 40 mijë euro në organizatën “Caritasin Zviceran”, e angazhuar për kryerjen e shërbimeve OJQ-në Germin, në të cilën Liza kishte qenë drejtoresh para se të bëhej zëvendësministre. Deri më tani, sipas raportimit, i janë paguar “Caritasit 344 mijë euro.

Task Forca po heton edhe shpenzimet e rreth 300 mijë eurove në mënyrë të kundërligjshme për projekte për minoritetet, dhe ky hetim lidhet me Ministrinë e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ministrja e Ekonomisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, është gjithashtu nën hetim nga Task Forca. Ajo dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me blerjen e miellit dhe vajit nga rezervat shtetërore, duke shkaktuar dëme buxhetit të shtetit.

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, dhe disa zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Kulturës janë intervistuar nga Task Forca në lidhje me një kontratë për konsulencë me vlerë 130 mijë euro. Konsulenti i angazhuar, një arkitekt vendor, dyshohet se merr pagesë mujore prej 5 mijë e 550 euro.

Task Forca Anti-korrupsion po heton edhe Ministrinë e Infrastrukturës, e udhëhequr nga Liburn Aliu. Zëvendësministri Hysen Durmishi po hetohet në lidhje me tenderin e tiketave, pasi ka dyshime për zbrapsjen e tij pas nënshkrimit.

Tags: anti - korrupsionkurtiMinistraQeveriaZevendesministra
ShareTweetShare
Previous Post

Haradinaj: Nuk ka veteran më të rrejshëm se Albin Kurti, s’e ka pasur kurrë pushkën në dorë

Next Post

Beqa i PDK-së për Gazetën Papirus: Qeveria Kurti 2 është e rrëzuar

Next Post
Beqa i PDK-së për Gazetën Papirus: Qeveria Kurti 2 është e rrëzuar

Beqa i PDK-së për Gazetën Papirus: Qeveria Kurti 2 është e rrëzuar

Lajmet e fundit

Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

22/05/2025
Aksion i policisë në veri

“Me ba me ditë ti, ai shtet paska shku n`hamam – Kush e ruan kufirin?, Ramadani i kthehet ashpër Drenorit për sigurinë në veri

22/05/2025
Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.