Përleshjet e fundit në Kuvendin e Republikës së Kosovës bën jehonë, edhe pse nuk ishte hera e parë që një situatë e tillë ndodh.
Kjo për arsye se debate të ashpra dhe situata të pakëndshme, kemi pasur edhe viteve të kaluara, shkruan Gazeta Papirus.
Mërgim Lushtaku nga ana e PDK-së gjuajti me ujë kryeministrin Albin Kurti teksa eskalojë situata brenda Kuvendit, ku pak sekonda shihet zevendëskryeministri Besnik Bislimi duke gjuajtur me shishe të ujit.
Krahas tjerave, sigurisht se e mbani në mend se Lëvizja Vetëvdosje gjuante me vezë brenda Kuvendit, gjë për të cilën dikur kishte folur ish-presidenti Hashim Thaçi.
“Nëse t’qëllon veza n’sy, t’qërron”, deklaronte ai, teksa e shihte të rrëzikshme atë, deklaratë e tij kishte marrë vëmendje në atë kohë, madje ishte bërë edhe virale.
E mbani mend?
/Gazeta Papirus/