Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka reaguar ndaj statusit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili sot ka sulmuar gazetarët. Ajo ka bërë me dije se statusi i Sveclës është sulm serioz ndaj gazetarëve dhe nxitje e masave për t’i kundërshtuar ata, njofton Gazeta Papirus.
“Nderlidhja e punes se gazetareve te Kosoves me Serbine dhe Vucicin eshte e rrezikshme dhe con ne dhune online dhe potencialisht edhe ne dhune fizike. Statusi i Ministrit Svecla eshte sulm serioz ndaj gazetareve dhe nxitje e masave per t’i kundershtuar ata. Dihet qe masat nganjehere nuk zgjedhin metoda”, ka shkruar ajo.
Ajo ka treguar se nëse kjo qasje nuk ndryshohet gazetarët mbesin jashtëzakonisht të kërcenuar.
“Ministri Svecla, Levizja Vetevendosje dhe zyrtaret dhe mbeshtetesit e tyre duhet ta kuptojne qe duke i sulmuar mediat dhe gazetaret nuk mund t’i frikesojne dhe nuk do t’i frikesojne apo heshtin ato. Per aq kohe sa kjo qasje nuk ndryshon, gazetaret mbesin jashtezakonisht te kercenuar dhe duhet te frikesohen per sigurine e tyre ndonese nuk eshte ne natyren e tyre te frikesohen. AGK duhet te reagoje”, ka shkruar Kusari.