Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi në intervistën dhënë front online, po e potencoi faktin se adresa e vetme për ndihmë e sipërmarrësve është Fondi për Garantimin e Kredive. Megjithatë edhe këtu, Rukiqi, nxjerr në pah një problem.
“Janë ato mjetet përmes Fondit për Garantimin e Kredive. Edhe aty ka shumë vrejtje, mbulohet shuma kolaterali për kredi të reja, derisa bizneset i kanë problemet me kreditë e vjetra. Nuk e kanë problemin me kolateral, por me normën e interesit. Furnizohet 80 % e kolateralit dhe kjo është për kredi të reja”, theksoi Rukiqi.