Në kundërshtimin të veprimeve të fundit të Qeverisë, një grup i qytetarëve ka thirrur protestë për të shtunën në Prishtinë.
Në një njoftim, i cili po shpërndahet me të madhe në rrjete sociale, thuhet se kjo protestë është kundër koordinimit të Qeverisë me Milan Radojçiqin, të dyshuarin për krime të ndryshme në Kosovë.
Sipas këtij njoftimi, protesta do të mbahet nesër në sheshin “Skënderbe”, duke fillua nga ora 18: 00.
“Qeveria e Kosovës nuk po tërhiqet na veprimet skandaloze. Prandaj, të shtunën më 15 korrik protestojmë të gjithë kundër skandaleve qeveritare, kundër koordinimit me Millan Radojqiqin! Kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, aty përmende se në protestë do të kërkohet nga Mimoza Kusari-Lila ta dorëzojë mandatin e saj të deputetes.
“Mioza Kusari, duhet ta dorëzojë mandatin. Një politikane që është zënë duke u koordinuar me Milan Radojçiqin, kundër luftërave të UÇK-së nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës” thuhet në njoftim.