Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një femër kosovare në Pejë, pasi që e njëjta kishte përdorur sulm fizik duke grushtuar kështu viktimën mashkull. Me vendim të Prokurorit e njëjta është dërguar në mbajtje, raporton Gazeta Papirus.
Njoftimi i Policisë
SULM
Rr. Adem Jashari, Pejë 13.07.2023-09:50. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht duke e goditur me shuplakë viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje.