Kohët e fundit në media është shkruar se shumë shpejt në ekranin e Vizion Plus do të nisë “Dancing with the Stars”.
Deri tani thuhet se moderatore e këtij programi do të jetë Almeda Abazi ish-miss Shqipëria. Por, këtë vit programi i kërcimit do të vijë ndryshe nga më parë.
Në muajin Mars në Vizion Plus do të nisë “Dancing with the Stars Best”.
Burime të brendshme kanë treguar për blitz se kasti i këtij viti do të përbëhet nga personazhe të njohur të ekranit shqiptar por të cilët i kemi parë edhe më herët të kërcejnë.
Produksioni ka menduar që këtë vit të realizojnë një “Dancing” në formën e një reality show ku personazhet që do të konkurrojnë në kërcim do të jenë 2 nga konkurrentët më të mirë të 6 edicioneve të mëparshme.
Këtë vit ka shumë surpriza dhe konkurrenca do të jetë e fortë në spektaklin e Vizion Plus.