Bekim Haxhiu, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i është përgjigjur pyetjes: kush është Bekim Haxhiu.
Kjo frazë është thënë nga shefja e grupit të VV-së, Mimoza Kusari-Lila e cila në përgjimet me bisedën me Simiqin thotë “kush është Bekim Haxhiu”, teksa fliste për projektligjin për trustin.
Haxhiu tha se ai është kushëri dhe bashkëluftëtar i Adem Jasharit, Hashim Thaçit e Kadri Veseli.
“Bekim Haxhiu për ata të aferës Zdravo që nuk e kanë ditë është kushëri dhe bashkëluftëtar i Adem Jashrit, bashkëluftëtar i Hashim Thaçit e Kadri Veelit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit dhe mijëra pjesëtarëve të UÇK-së që e kanë largu Serbinë dhe ia kanë prishur kumarinë disave”, ka thënë Haxhiu te DPT te Fidani në T7.
”Në fakt kësi rastesh kur na kanë spiunu te armiku, por tash në liri i thonë armikut a e din ti kush Bekim Haxhiu. Qytetarët e kanë ditë kush është Bekim Haxhiu, por qytetarët nuk e kanë ditur kush janë këta”, ka shtuar ai.