Sadri Ramabaja, opinionist në Presssng të T7, u largua nga studio, pas debatit me deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtaku.
Ky i fundit i i tha atij se e gjithë Kosova për të thotë se “është njeri i UDB-së”.
Pas kësaj, Ramabaja tha se me këtë “rrugaç” nuk flitet, duke u ngritur në këmbë dhe i tha Lushtakut se “edhe shefi i tij në Hagë i ka thënë ashtu”.
Në këtë situatë reagoi edhe Ganimete Musliu duke thënë se “as ata nuk duan të flasin me njerëz të UDB-së”.
Në emision është kërkuar nga Lushtaku që ta tërheqë fjalën, por Lushtaku tha se ”ai vazhdimisht ofendon”.
Ndërkaq, Musliu tha se “kanë fakte për të folur për Ramabajën dhe çdogjë tjetër”.