Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka kërkuar deputetëve të opozitës “ta mbyllin gojën”,
Kështu ka lënë të nënkuptohet ajo përmes gjesteve që ka bërë në Kuvend.
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës për të dytën herë më radhë kanë bllokuar foltoren e Kuvendit të Kosovës, pasi kryeparlamentari Glauk Konjufca tentoi ta vazhdojë seancën.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se sipas rregullores së Kuvendit kur bëhet rrëmujë dhe deputetët nuk e dëgjojnë kryeparlamentarin është detyrim ligjor që të ndërpritet seanca.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka vazhduar me punimet e seancës së sotme.
Ai i ka kërkuar mbrojtjes së Kryeministrit Kurti ta lëshojnë sallën, ndërsa deputetëve të PDK-së ta lirojnë foltoren të cilën e kanë bllokuar.