Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është shfaqur e buzëqeshur pas rrahjes ndërmjet deputetëve të partisë së saj me atë të PDK-së, shkruan Gazeta Papirus.
Kusari-Lila ka shpërndarë një fotografi me deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje në ‘Instagram’-in e saj.
“Një ditë e “zakonshme” në Kuvendin e Kosovës”, ka mbishkruar shefja e grupit parlamentar të VV-së.
Kusari është shfaqur e mjaftë e qetë në Kuvendin e Kosovës pas sulmit, duke shikuar nga ulëset që i takojnë partisë në pushtet, teksa bashkëpartiakë e kolegë të saj po përlesheshin.
Përleshja në Kuvend erdhi pas publikimit të përgjimeve të Kusarit në një komunikim me ish-shefin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq.
Kusari në ato përgjime dëgjohej duke u koordinuar me Listën Serbe për projektligjet e ndryshme, përfshirë edhe për projektligjin e pagës minimale që përfshiheshin edhe veteranët/Gazeta Papirus/