Analisti politik Valon Syla pas përleshjes fizike në Kuvend ka thënë se kjo është prit që do të ndodhë, pasi siç thotë “budallak e zullum” po i bëhet Kosovës, shkruan Gazeta Papirus.
Tutje Syla vlerësoi se ky është falimentim moral e politik.
“Sot e pashë cfarë arrogance ka pushteti i shumicës me VV, që mas krejt budallakut, keq qeverisjes, dhe sanksioneve… i ka mbet vec dhuna dhe boksat si mejt.
Ky eshte falimentim moral e politik për ata qe e marrin vesh çka është politika përnime”, ka shkruar Syla ndër të tjera.
Postimi i tij i plotë:
A paska opozite?
E kam ditë që ka me kërsitë dikun… se sa budallaku e zullumi po i behet Kosoves s’ka pas çare pa kersitë e pa ju thy ne dore dikujt..
Jam kundër dhunës në Kuvend… por sot e pashë cfarë arrogance ka pushteti i shumicës me VV, që mas krejt budallakut, keq qeverisjes, dhe sanksioneve… i ka mbet vec dhuna dhe boksat si mejt.
Ky eshte falimentim moral e politik për ata qe e marrin vesh çka është politika përnime.
#albanologji