Kryetari i PDK-së në Skenderaj dhe njëherit edhe nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka folur pas situatës së sotme në Kuvendin e Kosovës, ku pati edhe përleshje fizike mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, shkruan Gazeta Papirus.
Lushtaku për Gazetën Papirus ka thënë se nuk i ka parë pamjet e sotme në Kuvend dhe se është duke u kthyer në Kosovë pasi ka qëndruar jashtë vendit.
”Nuk i kam parë pamjet, jam jashtë vendit duke u kthyer në Kosovë, kur ti shoh pamjet flas”, tha shkurt Lushtaku për Gazetën Papirus./Gazeta Papirus/