Kuvendi i Kosovës është salla ku shpesh herë ka shërbyer për përleshje mes deputetëve të Kosovës. Janë të shpeshta rastet kur deputetët e Kuvendit të Kosovës janë rrahur e përleshur me vite të tëra, raporton Gazeta Papirus.
Ishte Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti ai i cili kishte nisur i pari të shpërfaqte dhunë në Kuvendin e Kosovës. Vetëvendosje shquhet për shumë raste që ka nxitur dhunën në Kuvend të Kosovës. Ishte koha kur VV si parti opozitare kishte nisur sulmet ndaj ish-kryeministrit Isa Musta e ish-Presidentit Thaçi
Ishte viti 2015-të kur Vetëvendosje kishte terroizuar me dhunë Kuvendin e Kosovës. Vetëvendosje atë kohë kishte bllokuar mbajtjen e seancës së Kuvendit të Kosovës, duke hedhur gazlotsjellës, duke imponuar shumicën parlamentare që të vazhdojnë seancën në një ambient të improvizuar.
Ishte ish-ambasadori amerikan Greg Delawie ai i cili kishte reaguar ashpër ndaj dhunës në Kuvendin e Kosovës të krijuar nga Vetëvendosje.
Vetëvendosje që dikur bashkëpunonte dhe kishte harmoni me AAK-në për aksionet e tyre, vendosin që të ndryshonin mendje ndaj kryeministrit të atëhershëm, Ramush Haradinaj.
Kuvendi ishte tensionuar edhe kur debatohej për listat e veteranëve të UÇK-së.
Por dhuna nuk u ndal as pas ardhjes së VV-së në pushtet. Përseri ishin ata të parët që nisën dhunën dhe nxitën konflitin. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është ai që provokoj deputetin e PDK-së, Mergim Lushtakun, pasi ky i fundit bëri gjest simbolik duke lagur me ujë kryeministrin Kurti, derisa ky i fundit po fliste në Kuvendin e Kosovës.
Kur Vetëvendosje sulmonte partitë në pushtet dhe ish-kryeministrin Isa Mustafa, kishin kërkuar që Policia të mos futej në Kuvend, ndërsa sot kur Kurti u ”sulmua” me ujë, kryetari i Kuvendit të Kosovës kërkoj urgjentisht që të ndërhynte Policia e Kosovës/Gazeta Papirus/