Një rrahje masive ka ndodhur mes ministrave e deputetëve të pushtetit me deputetët e PDK-së.
Kjo rrahje erdhi në kohën sa po fliste kryeministri, Albin Kurti në seancë në Kuvend.
Kurti po fliste për marrëveshjen për shtensioniminn e situatës në veri, ku gjatë fjalimit ai pengohej nga opozita duke i thënë “rrenc”, njofton Gazeta Papirus.
“Marrëveshja që u bë nuk është marrëveshje për normalizim, është marrëveshje për deeskalim në të cilën ne natyrisht nuk heqim dorë nga zbatimi i ligjit, nga sundimi i ligjit, nga luftimi i krimit të korrupsionit e kontrabandës,”
“Por në të njëjtën kohë edhe e kemi shfaqur ndjeshmërinë për rëndësinë e paqes së qëndrueshme, të stabilitetit afatgjatë të sigurisë për të gjithë, e cila nënkupton që të kemi ndjeshmëri që në këto dy javët e fundit nuk ka pasur as protesta të dhunshme, as incidente, as sulme në veri të Kosovës.” – ka thënë Kurti pak para shpërthimit të dhunës në Kuvendin e Kosovës.