Me tensione dhe grushte është përcjell seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti teksa ishte duke folur nga foltorja e Kuvendit, është goditur me ujë nga deputetët opozitarë. Më pas kanë filluar edhe tensionet.
Nga ana tjetër, kryekuvendari Glauk Konjufca thërret Policinë e Kosovës që të ndërhyjë për të ndaluar këtë përleshje mes pushtetarëve dhe opozitarëve.
Më pas, ai tha se deputetët shkojnë tash në pauzë për 30 minuta.
“Shkojmë në pushim për 30minuta. Kurse, ata që janë përgjegjës për sigurinë, le ta vazhdojnë punën e tyre”, tha ai.