Një dhunë në familje ka ndodhur në Gjakovë, ku si pasojnjë mashkull kosovar ka kanosur dhe ka tentuar që ti sulmoj fizikisht vëllain dhe kunatën e tij, raporton Gazeta Papirus.
Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.
Njoftimi i Policisë:
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë 12.07.2023 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kanosur dhe tentuar që t’i sulmojë fizikisht vëllain dhe kunatën e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.