Një rast i rëndë ka nodhur në Suharekë. Një grua ka raportuar në Polici se bashkëshorti i saj i cili jeton jashtë Kosovës, në vazhdimësim ushtron dhunë psikikeq dhe presion ndaj saj. E paskërcënimit, e viktima femër ka shkuar me dy djemtë e saj tek familja e prindërit, raporton Gazeta Papirus.
NJOFTIMI I POLICISË:
Suharekë 12.07.2023 – 17:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, i cili jeton jashtë shtetit, në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari me datë 12.07.2023 e ka telefonuar viktimën dhe ka kërkuar nga ajo që të dalë nga shtëpia dhe po ashtu e ka kanosur. Viktima së bashku me dy fëmijët e saj ka shkuar tek prindërit e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.