GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Javë me temperatura të larta, rritet numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë në QKMF

12/07/2023
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Javë me temperatura të larta, rritet numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë në QKMF
Share on FacebookShare on Twitter

Valë e nxehtësisë pritet përfshijë vendin gjatë kësaj jave, ku temperaturat pritet të arrijnë deri në 37 gradë Celsius.Ky mot me temperatura përvëluese ka bërë që të rritet numri i pacientëve që po kërkojnë trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Në këtë institucion shëndetësor, në repartin e mjekësisë familjare, numri i pacientëve që trajtohen brenda ditës është 250-300, thotë Drita Peqani-Gashi, specialiste e mjekësisë familjare. Në një intervistë për Telegrafin ajo tregoi se në QKMF-në në Prishtinë, numri i pacientëve që marrin shërbime mjekësore brenda muajit shkon deri në 7 mijë e 700.

“Me rritjen e temperaturave sigurisht është rritur edhe numri i pacientëve, jo sepse kemi pasur ndonjë patologji ekskluzive e cila vjen nga goditjet diellore apo diagnoza më të rënda nga temperaturat e larta, por për shkak të diagnozave apo patologjive paraprake të të sëmurëve kronikë atëherë është rritur numri i pacientëve sepse iu ka ndryshuar gjendja për shkak të temperaturës së lartë”, thotë Peqani-Gashi.Sipas saj, grup-moshat më të rrezikuara nga rritja e temperaturave janë moshat e shtyra, ata që vuajnë nga sëmundjet kronike, diabeti, shtatzënat dhe fëmijët.

“Grup-moshat më të rrezikuara nga rritja e temperaturave janë moshat e shtyra, gjegjësisht moshat mbi 65 vjet, personat që vuajnë nga sëmundjet kronike si kardiovaskulare, gjegjësisht të zemrës, të enëve të gjakut, hipertensionit e pastaj të sëmundjeve të mushkërive me astmë e sëmundje të tjera respiratore. Pastaj ata që vuajnë nga diabeti, me sëmundje të veshkave e reumatike. Pastaj janë gratë shtatzëna, fëmijët e vegjël dhe punëtorët që punojnë me orë të gjata në ambiente të jashtme”, tregon specialistja e mjekësisë familjare.

Ajo tregon se cilat janë simptomat e pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të temperaturave të larta.“Tharje e lëkurës, marramendje, temperaturë e lartë, ndryshim i tensionit alterial, por për fat të mirë nuk kemi pasur ndonjë rast të rëndë me goditje termike pra diellore për shkak të temperaturave të larta.

Nëse dikush e ndjen ndonjërën nga këto simptoma duhet që menjëherë të lajmërohet te mjeku familjar në mënyrë që të mos keqësohet gjendja shëndetësore”, shprehet tutje Peqani-Gashi. Në fund, ajo dha edhe disa këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta, veçanërisht për personat që janë më të ndjeshëm.

“Personat të cilët janë më të ndjeshëm, pra kategoritë e personave më të rrezikuar, nga ora 11:00 deri në 17:00 të mos dalin në ambientet e jashtme, ndërsa ambientet e brendshme ku qëndrojnë duhet të jenë të ajrosura mirë dhe të ventiluara. Pastaj, nëse dalin jashtë duhet të mbrohen me kapele, syze dhe të vishen me ngjyra të hapura dhe me rroba që janë të pambukut apo lirit. Të konsumojnë të paktën dy litra ujë në ditë dhe të mos konsumojnë yndyra apo ushqime që janë më të vështira për t’u tretur.

Të mos shtohet numri i kalorive, por kryesisht të ushqehen me perime dhe pemë që janë të pasura me vitamina dhe kanë sasi të mjaftueshme të ujit”, përfundon specialistja mjekësore.Ndryshe sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, moti me këto temperatura tipike verore është si rezultat i ardhjes së masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore.“Shkalla e lartë e avullimeve do të krijojë vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartshënuara”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Tags: nxehtëPacienteQMFtemperatura
ShareTweetShare
Previous Post

Tërheqja e Kurtit, a po largohet Policia e Kosovës nga veriu?

Next Post

Artibalmain së shpejti vjen me ‘Nadal’

Next Post
Artibalmain së shpejti vjen me ‘Nadal’

Artibalmain së shpejti vjen me ‘Nadal’

Lajmet e fundit

Zjarr në një shkollë teknike në Suharekë

Policia me aksion në qendër të Pejës

17/05/2025
Daut Haradinaj ia tregon Kurtit rrugën drejt zgjedhjeve: Nëse do ai, ekziston një zgjidhje

Daut Haradinaj: Gjuha agresive ndaj Kurtit, na ka penalizuar në vota – Jemi për qeveri të opozitës pa kushte

17/05/2025
Nemo rikthehet në Eurovision me performancën magjike të “The Code”

Nemo rikthehet në Eurovision me performancën magjike të “The Code”

17/05/2025
Kush e ka fituar Eurovisionin vitet e fundit?

Kush e ka fituar Eurovisionin vitet e fundit?

17/05/2025
Ukraina këndon për shpresë në mes të luftës

Ukraina këndon për shpresë në mes të luftës

17/05/2025
Cilat janë rregullat për votim në Eurovision?

Cilat janë rregullat për votim në Eurovision?

17/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Zjarr në një shkollë teknike në Suharekë

Policia me aksion në qendër të Pejës

17/05/2025
Daut Haradinaj ia tregon Kurtit rrugën drejt zgjedhjeve: Nëse do ai, ekziston një zgjidhje

Daut Haradinaj: Gjuha agresive ndaj Kurtit, na ka penalizuar në vota – Jemi për qeveri të opozitës pa kushte

17/05/2025
Nemo rikthehet në Eurovision me performancën magjike të “The Code”

Nemo rikthehet në Eurovision me performancën magjike të “The Code”

17/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.